13.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Asnjë flamur i Kosovës për 17 shkurt në Mitrovicën e Veriut

Institucionet në Komunën e Mitrovicës së Veriut punojnë në ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Kështu festonin 13 vjetorin e pavarësisë kosovarët në rrugën që të shpie nga Prishtina në Mitrovicën e Veriu.

Por krejt ndryshe, ishte atmosfera në komunën që banohet me popullsi shumicë serbe.

Aty nuk kishte asnjë detaj e asnjë simbol që mund të tregonte se Kosova kishte festë.

Aty valonin flamujt e shtetit serb, por nuk shihej ndonjë i Kosovës.

E se nuk po e respektonin ditën e pavarësisë së Kosovës e dëshmon dhe shkolla teknike.

Aty fëmijët po mbanin mësimin si zakonisht.

Edhe punonjësit në Komunën e Mitrovicës së Veriut po vazhdonin punën sikur të mos ketë asgjë të veçantë të mërkurën.

Ndryshe nga ta, kolegët e tyre që punojnë në Komunë, objekti I së cilës ndodhet në Lagjen e Boshnjakëve, mungonin.

Ata po respektonin vendimin e Qeverisë së Kosovës që 17 shkurti të jetë festë në nder të Pavarësisë.

E qytetarët serbë të Mitrovicës së Veriut kishin mendime të ndryshme për festën e 17 shkurtit.

Disa thoshin se nuk duhet të festohen kjo festë, por ky qytetar që fliste edhe gjuhën shqipe duket se ishte dorëzuar.

Ndërkohë shoku i tij që nuk dinte shqipen refuzon të flasë për pavarësinë e Kosovës.

Por me nostalgji përmendi kohën kur kalonte kohën më shqiptarët.

Megjithatë pak atmosferë feste shihej tek lagjja e boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.

Aty valonin flamujt kombëtar, por asnjë i Kosovës.

E se janë të mërzitur për mos festimin e 14 vjetorit e thotë edhe Faik Haziri

Haziri është i pakënaqur me raportet e liderëve të Kosovës.

E kjo qytetare shqiptare që jeton në lagjen e boshnjakëve thotë se pavarësinë nuk e shijuan kurrë.

Gjatë tërë qytetit të Mitrovicës shihen grafite edhe shkrime nacionaliste serbe.

TË FUNDIT

TË FUNDIT