Opinionisti Vehbi Kajtazi ka thënë se kryetari i VV-së, Albin Kurti po qëndron ilegalisht në zyrën e kryeministrit.
Sipas tij, ligji që miratoi vetë Kurti, s’e lejon një gjë të tillë, pasi i njëjti ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit për t’u betuar si deputet, Klankosova.tv.
“Kur shohim prej nesh këtu, duhet ta shohim paralelisht me vetën, ku jemi ne? Momentalisht jem në një gjendje të mjerueshme politike. Kosova është e izoluar. Udhëhiqet nga një uzurpator i pushtetit, sepse zoti Kurti ka dhënë dorëheqje si kryeministër, si akt, për t’u betuar si deputet, por nga ana tjetër s’i lejohet as me ligj as me kushtetutë me ushtru funksionin e kryeministrit përderisa është deputet. Pra është një uzurpator i pushtetit, dhe askush s’ka çka i bën këtij njeriu me shku me largu prej zyrës ku qëndron ilegalisht, zoti Kurti qëndron ilegalisht në zyrën e tij. Ilegalisht është, Kushtetua dhe ligji që e ka miratu vetë nuk e lejojnë një gjë të tillë”, tha Kajtazi në “Rubikon” të Klan Kosova.
Tutje, gazetari Kajtazi foli edhe për Samitin e Komunitetit Politik Evropian i cili u mbajt në Tiranë më 16 maj, dhe tha se në kohën kur po mbahej kjo ngjarje e rëndësishme, Kurti mblodhi majtistë socialistë për t’i mahnitur për rëndësinë e drejtësisë, e që sipas Kajtazit, këtë drejtësi s’e beson as Kurti.
“Në kohën kur mbahej ky samit, ky mbodhi të do majtistëve socialistë, dhe përpiqej t’i mahnitëse ata për drejtësi. Për cilën drejtësi po iu flet? Një drejtësi që s’i beson vetë”, u shpreh Kajtazi.