-2.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 19 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Askush nga VV nuk mori pjesë në varrimin e babait të ish-presidentit Thaçi

Askush nga përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje nuk mori pjesë në varrimin e babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përveç një telegrami ngushëllimi të lëshuar nga Qeveria e Kosovës, e i cili përmbante tre paragrafe, kryeministri Albin Kurti dhe asnjë përfaqësues tjetër i partisë së tij nuk kanë ndarë asnjë minutë nga koha e tyre për t’i dhënë lamtumirën e fundit Haxhi Thaçit.

Ndërkohë, dy këshilltarë të presidentes Vjosa Osmani, Ismet Krasniqi dhe gjenerali Sefer Isufi, morën pjesë në homazhet për Haxhi Thaçin, duke shprehur ngushëllimet e tyre.

Ata dërguan një telegram ngushëllimi në emër të presidentes dhe një kurorë me lule për të nderuar kujtimin e tij.

Haxhi Thaçi vdiq të dielën vonë, pasi ishte i shtruar për një kohë të gjatë në Qendrën Klinike Universitare, për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT