Faton Peci do të jetë kandidat i Vetëvendosjes për zgjedhjet e tetorit në Mitrovicë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se kryetari i Guxo e ka fituar garën me Armend Mujën dhe Agim Bahtirin që synonin të ishin kandidatë në zgjedhjet lokale.
Kryeministri Kurti pritet të jetë nesër në Mitrovicë ku edhe do të bëhet nominimi i Pecit si kandidat për kryetar të komunës.
Kandidimi i Pecit pritet që të ketë kundërpërgjigje nga Agim Bahtiri, kandidati që lakmonte më së shumti nominimin si kandidat i VV-së.
Ka zëra që thonë se Bahtiri mund të dal si i pavarur në zgjedhjet e 12 tetorit./Indeksonline/