Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, ka marrë mbështetje të rëndësishme nga profesori universitar austriak, Dr. Johan Gunther.
Artan Behrami garon me numrin 75 në listën e PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, ndërsa përpiqet që të hyjë në Kuvend pasi i shërbeu Kosovës si gazetar e diplomat.
Për kredencialet e Behramit foli profesori austriak Dr. Gunther në një video të ndarë sot nga kandidati për deputet, i cili tregoi se profesorin e ka mik të mirë që i ka ndihmuar gjatë studimeve.
“Është i mirë e njeri i duhur për kohën e sotme: një politikan i mirë në një shoqëri që çdo ditë rrezikon të zhbëhet”, tha Gunther për Behramin. Ai gjithashtu e quajti Behramin një “politikan të shkolluar e tolerant”./gazetametro.net