20.6 C
Mitrovice
E shtunë, 13 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Artan Behrami i PDK-së: Shteti po shkon drejt kolapsit nga një kryeministër hileqar

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, e ka kritikuar ashpër qeverinë në detyrë

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se qytetarët po jetojnë në një anarki dhe në një pasiguri totale.

Ai ka përmendur mungesën e shtesave për policët dhe shtrenjtimin e rrymës.

Sipas tij, shteti po shkon drejt kolapsit.

“Ne po jetojmë në anarki dhe në pasiguri totale. Shteti po shkon drejt kolapsit nga një kryeministër hileqar, që shkel ligjet, rregullat dhe kushtetutën. Që policët, ushtarët, mjekët, zyrtarët shtetërorë i sheh si mjet për shërimin e traumave personale përmes shtypjes, denigrimit, nënshtrimit! Rryma shtrenjtohet, policët mbesin pa shtesa, qytetarët vriten në vendet e tyre të punës”, ka shkruar Behrami.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT