Pjesë e videoklipit të Butrint Imerit ishte edhe modelja, Arta Nitaj, e cila gjatë një skene i afrohet dhe i thotë diçka në vesh këngëtarit.
E që kjo skene bëri shumë bujë duke u kthyer edhe në meme dhe gjatë një interviste ajo ka treguar se çfarë i ka thënë atij.

Arta tha se duke qenë se Butrinti jeton në Gjermani me shaka e ka pyetur “A po m’i bën letrat?”.
“Ka pasur aq shumë batuta rreth kësaj skene ku unë i thashe diçka në vesh, kemi qeshur shumë dhe ka marrë shumë vëmendje, në asnjë televizion nuk kam treguar se çfarë i kam thënë pritni, pritni se kam për t’ju treguar.
Butrinti është lindur në Gjermani dhe është rritur atje dhe i kam thënë a po mi bën letrat (qesh)”, tregoi Arta.
Ndër të tjera ajo tha se ka 2-3 vite që nuk merr më pjesë në videoklipe, por duke qenë se Butrintin e ka shok shumë të mirë, nuk mund ta refuzonte ftesën./Express/



