4.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 18 Mars, 2026

‘Arsyetimet e Kurtit se nuk mund të votohet për një shtet tjetër, kanë rënë kur ky tipi votoi në Shqipëri’

Opinionisti Mero Baze, ka komentuar refuizimin e kryeministrit Albin Kurti për mbajtjen e referendumit për ndryshime kushtetuese në Serbi.

Baze, përmes një postimi në Facebook tha se shtetet më të rëndësishme në botë, përfshirë edhe letra nga sekretari Anthony Blinken, kërkuan që serbët e Kosovës të lejohet të votojnë në referendumin që pritet të mbahet.


E sipas tij arsyetimi i Kurtit se ‘’ qytetarët që banojnë në një shtet tjetër nuk mund të votojnë për një shtet tjetër ka rënë ditën që ai ka votuar në zgjedhjet e Shqipërisë’’.

‘’Arsyetimi i Albin Kurtit se qytetarët që banojnë në një shtet tjetër nuk mund të votojnë për një shtet tjetër ka rënë ditën që ky tipi në foto me detyrë kryeministër i Kosovës ka shkuar e ka votuar kundër qeverisë së Shqipërisë hapur dhe me deklarata politike. Askush nuk e ndali askush nuk u shqetësua nga deliri i tij. Të vetmëve që u ka bë nder janë serbët e Kosovës pasi kanë një argument përse duhet të votojnë në referendumin e Serbisë’’, shkroi Baze.

Kujtojmë se kryeministri Kurti ka thirrur seancë të jashtëzakonshme nesër, që pritet të filloj nga ora 14:00 ku në rend të parë do jetë diskutimi rreth kësaj çështje./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT