11.2 C
Mitrovice
E hënë, 10 Nëntor, 2025
spot_img

Arsenijeviq lajmërohet nga adresa e re – tenda në Jarinjë

Kryetari i partisë ultra-nacionaliste serbe “Demokracia Serbe”, Aleksandar Arsenijeviq, është lajmëruar nga “adresën e re”, pra në pikën kufitare të Jarinjës, në një tendë.

“Që nga sot ndodhem në këtë adresë, në pikën kufitare të Jarinjës, në prag të shtëpisë sime. Duke qenë se jam dëbuar politikisht, nuk kam mundësi tjetër përveçse të mbështes kolegët e mi nga këtu, të mbështes popullin tim dhe që së bashku të sjellim ndryshime”, ka deklaruar Arsenijeviq.

Autoritetet e Kosovës po zhvillojnë hetime ndaj tij për arsenalin e armëve që policia ka gjetur në pronën e tij.

Arsenijeviq, pasi është arratisur nga Kosova për ta shmangur arrestimin, ka pretenduar se “armët i janë montuar” dhe se aktualisht në Kosovë “nuk ekzistojnë kushte për një gjykim të drejtë”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT