Një rus me shtetësi gjermane është arrestuar në Prishtinë, transmeton Gazeta Metro.
Ky i dyshuar kishte refuzuar të paguante hotelin ku ishte akomoduar që disa ditë dhe nuk e kishte kryer pagesën. Policia me vendim të prokurorit e ka dërguar të dyshuarin në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull Rus me shtetësi Gjermane për shkak se ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kishte refuzuar të dal nga hoteli i cili kishte qenë i akomoduar dhe nuk e kishte bërë pagesën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.//gazetametro.net