14.2 C
Mitrovice
E enjte, 9 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Arrestohet një serb në pikën kufitare në Bërnjak, dyshohet për krime lufte

Një person është arrestuar sot në pikën kufitare në Bërnjak.

Prokuroria Speciale njofton se i njëjti dyshohet për “krime lufte kundër popullatës civile”, transmeton gazeta online Reporteri.net.

J.SH. dyshohet se gjatë viteve 1998/99 ka kryer krime lufte në Komunën e Gjakovës.

Atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Prokuroria, siç thotë në njoftim, do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

“Prokuroria Speciale (PS), dhe Policia e Kosovës, njoftojnë opinionin publik se, sot, në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë, konkretisht në Bërnjak, është ndaluar një person me inicialet J.Š., i dyshuar se gjatë viteve 1998 – 1999, në Komunën e Gjakovës, ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i njëjti është ndaluar për 48 orë, dhe brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit kjo prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, thuhet në njoftimin e plotë të Prokurorisë Speciale. /Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT