16.9 C
Mitrovice
E premte, 26 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Arrestohet një rus në kufi të Kosovës, i sekuestrohen 10 mijë dollarë dhe dy mijë euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare Kullë, ka ndaluar një shtetas rus.

Ndalimi i tij ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:10.

I dyshuari i cili ishte duke drejtuar veturën me targa të huaja, është ndaluar për kontroll në vijën e dytë dhe se gjatë kontrollit në një çantë i janë gjetur dhe sekuestruar 10.000 dollarë amerikan dhe 2000 euro.

I dyshuari nuk i kishte deklaruar mjetet monetare.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti t’iu dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.

Rasti është inicuar si mosdeklarim i mjeteve monetare.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT