26.2 C
Mitrovice
E enjte, 4 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Arrestohet pjesëtari i Njësisë Speciale, dyshohet për keqpërdorim të pozitës

Një zyrtar policor me detyrë në Njësinë Speciale Operative (Divizioni i Njësive Speciale) në Mitrovicë është arrestuar mbrëmë nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Inspektorati Policor njofton se të njëjtit me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore Mitrovicë i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, transmeton Klankosova.tv

“Në kuadër të veprimeve hetimore dhe me autorizim të organeve të drejtësisë, hetuesit e IPK-së kanë kryer edhe bastisje në objektin e banimit në Vushtrri ku jeton i dyshuari. IPK në interes të hetimit dhe bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e të njëjtit”, bën të ditur IPK-ja, transmeton Klankosova.tv.

Poashtu bëhet e ditur se hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT