Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Zubin Potok, pasi i njëjti dyshohet se ia ka vënë flakën një lokali.
Rasti ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të shtunës në afërsi të Kuvendit Komunal.
“Menjëherë njësia policor i është përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes që ndodhej në rrugën “Kolasinski Knjezeva””, thuhet në njoftim.
Zjarri fillimisht është lokalizuar nga zyrtarët policor që gjendeshin në sigurim të objektit komunal në Zubin Potok së bashku me pronarin e lokalit, përderisa në vend të ngjarjes gjithashtu ka dal edhe njësia e Zjarrfikësve.
Përveç dëmeve materiale fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar.