Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar arrestimin e një personi nën dyshimet se ka dhunuar një vajzë.
Mediat kanë raportuar se bëhet fjalë për një person mbi 50 vjeçar dhe një vajzë të mitur.
Ndërkohë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Nacionalen rastin e rëndë, duke thënë se Policia e Kosovës e ka kapur këtë person të dyshuar për dhunim, në flagrancë.
“Është ndaluar një person me urdhër të prokurorit të shtetit nën dyshimin se ka kryer veprën penale dhunimi”, thotë Nikçi.
“Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, ka tënë ai.
“Policia e Kosoves i ka kapur ne flagrance. Po ashtu, ne vendin e ngjarjes ka dal edhe Prokurorja e shtetit, mbrojtesi i viktimave dhe insiticionet tjera relevante” – thotë Nikçi./Nacionale



