12.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 29 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Arrestohet një person në Zubin Potok, i konfiskohen disa armë

Policia e Kosovës sot gjatë patrullimit preventive në tërë territorin e Republikës së Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, të cilit i ka konfiskuar disa armë në Komunën e Zubin Potok.

Siç bën të ditur PK-ja, personi i dyshuar u ndalua në afërsi të një objekti të banimit, pasi i njëjti bënte lëvizje të dyshimta, teksa me urdhër të prokurorit kujdestar është bastisur shtëpia e të dyshuarit.

Në shtëpin e 49-vjeçarit D.R janë gjetur dhe sekuestruar:

• Një (01) pushkë M-70 me 5 fishek te llojit 30 06 PPU,

• Një (01)pushkë gjuetie e llojit Cifsan me 23 fishekë,

• Dy (02) kartela të shoqatës së gjuetarëve,

• Një (01) Radiolidhje e dorës me adapter e llojit Boafeng,

• Një (01)Brisk dhe,

• Një (01) Uniformë.

Policia tha se lidhur me rastin në fjalë është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me udhëzim të tij rasti është iniciuar në procedurë të rregullt hetimore.

TË FUNDIT

TË FUNDIT