14.1 C
Mitrovice
E hënë, 16 Mars, 2026

Arrestohet një 51-vjeçar, bëri gruan për spital

Një 51 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj për dhunë në familje.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Gursel dhe Bajram Sylejmani’’ në Ferizaj, ku policia ka pranuar informacion se është një rast i dhunës në familje.

Policia ka njoftuar se lidhur me këtë rast ka arrestuar të dyshuarin 51-vjeçar me inicialet R.S., i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortës së tij e cila më pas ka pranura tretman mjekësor.


“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme, menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet R.S (M/K) 51 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij , ku për këtë ajo ka pranuar edhe tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga Sektori i Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore. /Reporteri.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT