Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Bërnjak. Të njëjtit i janë gjetur në veturë 20 fishekë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Policia kufitare në Bërnjak e ka ndalur një person i cili në veturë kishte 20 fishekë të kalibrit 9mm”, tha Elshani.