14.2 C
Mitrovice
E shtunë, 4 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Arrestohet hajni që vodhi dhe shkatërroi veturën para një muaji në Mitrovicë

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar një person në Mitrovicë, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë kanë njoftuar se i arrestuari dyshohet se gjatë muajit qershor ka vjedhur automjetin e tipit Jugo Florida.

I arrestuari pasi ka vjedhur veturën e ka shkatërruar atë në një deponi të automjeteve e cila gjendet në Shipol të Mitrovicës.

Të njëjtat burime kanë njoftuar se i dyshuari pas intervistimit e ka pranuar se ka kryer veprën penale dhe njëkohësisht ka treguar edhe mënyrën se si e ka vjedhur veturën.

/Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT