Këngëtarja shqiptare, Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin Enca, është arrestuar të martën në Tiranë, ka raportuar “Euronews Albania”.
Sipas raportimit, 27-vjeçarja dyshohet për kultivim të bimëve nar.
Policia e Shqipërisë në njoftimin për arrestimin ka thënë se në banesën e saj janë kapur pesë vazo ku ishin mbjellë hashash. Kanabisi besohet se ishte kultivuar në ballkonin e banesës.
Enca është një nga këngëtaret shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale. Numëron mbi 2.3 milionë ndjekës vetëm në Instagram./koha.net