Policia e Kosovës ka arrestuar nja 43-vjeçar me iniciale C.H nga Mitrovica në dyshimin se kishte kryer veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armës”.
Policia ka realizuar një urdhër kontroll në shtëpinë e të arrestuar pas një video që ishte shpërndarë në rrjete sociale ku në prezencën e të dyshuarit, një fëmijë shkrepte me armë zjarri.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Avni Zahiti nga Policia e Kosovës .
Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë e cila dyshohej se është përdorur në videon e publikuar në rrjete sociale.
I dyshuari është liruar me procedurë të rregulltë.
“Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës”.
Policia në Mitrovicë ka realizuar një urdhërkontroll në një shtëpi, me ç’rast urdhërkontrolli ka rezultuar me gjetjen e një arme.
Urdhërkontrolli është realizuar mbi dyshimet e arsyeshme të bazuara, se i dyshuari C. H. 43 vjeçar, dyshohej për posedim të armës, pasi në rrjetet sociale ishte postuar një video sekuencë ku në prezencë të tije një fëmijë shkrepte një armë zjarri.
Gjatë kontrollit Policia te i dyshuari ka gjetur dhe ka sekuestruar një armë, e llojit pistoletë , e cila dyshohet te jetë përdorur në video sekuencat e postuara.
I dyshuari pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tije është iniciuar procedurë për vepër penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës”, thuhet në njoftim.