15.4 C
Mitrovice
E shtunë, 7 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Arrestohet 40-vjeçari në Mitrovicë, mbrëmë grabiti një dyqan

Është arrestuar i dyshuari për grabitjen e mbrëmshme në Mitrovicë.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë, Avni Zaiti.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta operative hetimore hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë NJRSh, pas dy orë hetimi kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin F. R., 40 vjeç, shtetas i Republikës se Kosovës.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme se sonte rreth orës 20:30, në rrugën ,,Rifat Vidishiqi në Mitrovicë, i dyshuari i maskuar dhe nën kërcënimin e armës në një dyqan ( market) ka grabitur një shumë të parave nga dyqani dhe kishte ikur në drejtim të panjohur.

Hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e rastit janë duke ndërmarrë veprime të mëtutjeshme lidhur me rastin e veprës penale grabitje”, thotë ai./Indeksonline/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT