22-vjeçari, A.B., nga Mitrovica është arrestuar sot pasi që dyshohet se ka therur me thikë babain e tij mbrëmjen e së enjtes, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se ndaj tij është caktuar masa e ndalimit.
“Ju konfirmojmë se është arrestuar i dyshuari A.B 22-vjeçar, ndaj të cilit është caktuar masa e ndalimit. Rasti është iniciuar si ‘Vrasje në tentativë’”, tha Zahiti.
Zahiti gjatë ditës ka konfirmuar se babai i të dyshuarit është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, pasi mori lëndime nga therja me thikë./Gazeta Sinjali/



