1.1 C
Mitrovice
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Arrestohen pesë persona, nuk respektuan masën e vetizolimit

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona për mos respektimin e masës së vetizolimit.

Më datë 05.09.2021, rreth orës 13:40 në Stacionin Policor Kufitar Bernjak, nga drejtimi i Zubin Potokut ka kaluar vetura me targa të huaja, ku në veturë janë hasur pesë (5) personat M.K (1980), I.K (1982), E.K (1989), N.K (1995) si dhe J.S (2002), të cilët janë dërguar në vetizolim, por që kjo masë nuk është respektuar.

Ndaj tyre është iniciuar kallxim penal për veprën “Mos veprim sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë sipas nenit 250, KPK –së.

Të njëjtit janë kthyer në vetizolim.



Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 05.09.2021, rreth ores 13:40 në Stacionin Policor Kufitar Bernjak, nga drejtimi i Zubin Potokut ka kaluar vetura me targa të huaja, ku në veturë janë hasur pesë (5) personat M.K (1980), I.K (1982), E.K (1989), N.K (1995) si dhe J.S (2002), të cilët më datë 01.09.2021 rreth orës 15:20 në pikën e kalimit kufitar Brnjak, me rastin e hyrjës në Republikën e Kosovës janë dërguar në vetë-izolim në kohëzgjatje prej shtatë (7) ditëve sipas vendimit të Qeverisë së RKS-së për masat kunder pandemisë COVID-19.

Në lidhje me rastin eshte kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që personat të kthehen në vetëizolim dhe ndaj tyre të inicohet kallëzimi penal per veprën “Mos veprim sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë sipas nenit 250, KPK –së. Personat e dyshuar janë marrë nga stacioni policor në Prizren për tu dërguar në vetizolim në rajonin perkatës.

Policia do të vazhdojë angazhimet e gjithanshme në parandalim të përhapjes së pandemisë, përfshirë edhe në pikat kufitare bazuar në vendimin e fundit i qeverisë për parandalimin e pandemisë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT