Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të martën në Mitrovicë dy persona, një vajzë të mitur dhe një 23-vjeçar nën dyshimin se kanë kryer grabitje.
Policia ka njoftuar grabitja kishte ndodhur me datën 26.11.2024 në rrugën “Mulliri i vjetër”, ku viktimës i ishin grabitur një sasi e të hollave dhe një orë dore me vlerë të konsiderueshme.
“Mbi dyshime të bazuara dhe provave të siguruara, sot me datën 03.12.2024, në orët e paradites është arrestuar e dyshuara e parë e moshës së mitur e cila pas procedurës së intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
E mitura që është arrestuar sot pas procedurës së intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa në orët e pasdites është arrestuar edhe i dyshuari i dytë F.H.,23 vjeçar, shtetas i Kosovës, të cilit pas procedurës së intervistimit, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor.