22.2 C
Mitrovice
E premte, 12 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Arrestohen dy të dyshuar për dhunë në familje në Skenderaj

Dy të dyshuar janë arrestuar për veprën penale “dhunë në familje” në Skenderaj, transmeton Klan Kosova.

Këtë e bëri të ditur për klankosova.tv Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të  Policisë në Mitrovicë.

Zahiti deklaroi se në orët e paradites së sotme është raportuar në polici një rast me elemente të veprës penale ‘dhunë në familje’.

“Bazuar në deklaraten e viktimës bëhet e ditur se  ndaj tijë, dy të  dyshuarit  anëtar të së njëjtës familje kishin  ushtruar dhunë, me ç’ rast viktima ka kërkuar treman mjekësor”.

“Hetuesit  policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, lidhur me rastin  kanë ndërmarrë veprime hetimore, ku mbi dyshime të bazuara është realizuar bastisje në shtëpinë  e të dyshuarve që ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e  një arme të  llojit pistoletë për të cilën i dyshauri nuk posedonte leje”.

“Nga hetimet e  deritanishme, bëhet  e ditur se ngjarjes ndërmjet anëtarve të familjes  të i ketë paraprirë një  kontest pronësorë. Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.  Ndaj tyre jane inicuar raste për veprat penale ’’ dhunë në familje’’ dhe ‘’armëmbajtje pa leje’’”, ka thënë Zahiti.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT