Policia në Stacionin policor Jugu Mitrovicë me datën 28 shtator 2026, rreth orës 00:35 kishte pranuar informatën se në fshatin Selac disa persona janë duke vjedhur drunjë në pyll.
Njësia policor ka hasur në dy persona me një kamion me drunjë. Të dy personat e dyshuar janë shoqëruar ne stacionin policor, ku dhe është njoftuar Agjencioni i pylltarisë, të cilët i kanë konfiskuar drunjtë e vjedhur dhe janë dërguar në objektet e agjensionot për konfiksim.
Të dyshuarit pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale ,,Vjedhje e pyllit’’.



