1.4 C
Mitrovice
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Arrestohen disa të dyshuar pas bastisjeve në veri

(E përditësuar 12:10) – Disa të dyshuar janë arrestuar në fshatrat e Zubin-Potokut të shtunën, pas bastisjeve nga Policia e Kosovës.

Ende nuk dihen nëse të dyshuarit kanë lidhje me shpërthimin në Ibër-Lepenc.

Përveç arrestimeve, Policia ka konfiskuar edhe disa materiale të ndryshme.

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Varagë paraditen e sotme u shpreh se për shpërthimin nuk janë përgjegjës vetëm një ose dy persona, “por një grup i strukturuar i dirigjuar nga Serbia”.

Bastisje në veri

(09:02) – Aksion i forcave të Policisë së Kosovës po zhvillohet në veriun e vendit të shtunën.

Policia e Kosovës ka thënë se po zhvillohet bastisje, por se nuk ka mundur të ndajë informacione të tjera deri tash.

Në tri ditët e fundit tri sulme kanë ndodhur në veriun e Kosovës. Më pak se 24 orë pas sulmit me granatë dore në ndërtesën e Komunës në Zveçan, ka ndodhur një shpërthim në rrjetin e ujësjellësit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin-Potokut të premten.

Autoritetet qendrore të Kosovës, për sulmin që kanë cilësuar terrorist, e bëjnë përgjegjëse Serbinë. Sulmet janë dënuar edhe nga SHBA-ja e BE-ja.

E, të martën granata dore ishin hedhur në oborrin e stacionit policor në Zveçan./Koha.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT