18.5 C
Mitrovice
E enjte, 18 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Arrestohen 6 persona në Mitrovicën Veriore, sulmuan tre policë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Mitrovicë të Veriut ka arrestuar 6 persona.

Policia ka treguar se të njëjtit janë arrestuar pasi kanë sulmua disa policë.

Në njoftimin e policisë është thënë se nga ky sulm kanë pësuar lëndime 3 policë.

“ Me datë 25.02.2025 policia ka arrestuar gjashtë (6) persona të dyshuar për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Te dyshuarit Alkool test

1. N.N. – 24 vjeçar 1.59 ‰

2. N.N. – 26 vjeçar 1.62 ‰

3. A.B. – 28 vjeçar 1.50 ‰

4. A.B. – 30 vjeçar 1.57 ‰

5. I.R. – 24 vjeçar 1.21 ‰

6. B.D. – 19 vjeçar 1.84 ‰

Arrestimi i të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshje mes tyre që ka ndodhur me datë 25.02.2025 në rrugë “Kral Petri” në Mitrovicë të Veriut, përkatësisht para kafenesë “Tre sheshira””, ëshët thënë në njoftimin e policisë, duke dhënë detaje tjera.

“Pas ndërhyrjes se njësisë patrulluese për ta ndaluar rrahjen te dyshuarit fillimisht i kanë ofenduar e më pas edhe i kanë sulmuar zyrtaret policor, ku tre (3) zyrtar policor kanë pësuar, lëndime trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Duke u treguar profesionale në kryerjen e detyrave, policia ka ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ku të dyshuarit pasi janë arrestuar janë sjellë në stacion policor ku ju është bërë matja me alkool test dhe të njëjtit kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit si më lartë, gjithashtu të gjithë të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku gashtë (6) personat e dyshuar me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, është thënë në njoftim.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT