21.3 C
Mitrovice
E enjte, 24 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Arrestimi i Popoviq, SHBA: Punë e brendshme dhe ligjore e Kosovës

Departamenti i Shtetit Amerikan e ka cilësuar si një çështje të brendshme të zbatimit të ligjit rastin e ndihmës-drejtorit të të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’ Igor Popovic.

Ishte agjencia serbe e lajmeve Tanjug të cilës i janë përgjigjur të mërkurën në pyetjen nëse kanë koment rreth arrestimit dhe nëse kanë plan të ndërrmarrin ndonjë veprim të ndërlidhur me çështjen.

Të mërkurën kishte reaguar edhe Bashkimi Europian rreth kësaj çështje, ku Metros i dha qëndrime të dëgjuara tashmë të përmbajtjes nga retorika e veprime eskaluese nga palët, ndërsa për çështjen e Popovic presin nga drejtësia kosovare masë proporcionale me veprën.

Igor Popovic u arrestua të premten e javës së kaluar pas një fjalimi të mbajtur në Hoçën e Madhe të Rahovecit gjatë të cilit kishte pretenduar se UÇK ksihte kryer krime me synim të dëbimit të serbëve lokalë. Kjo ishte cilësuar si gjuhë e urrejtjes dhe nxitje e mosdurimit ndëretnik nga drejtësia që të dielën i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditës.

Qeveria serbe e ka cilësuar si përndjekje politike nga pushtetit kosovar, me retorikë të ngjashme si të Popovic. Sipas Petar Petkovic, shefit të Popovic, Serbia ka pezulluar bisedimet në Bruksel me Kosovën deri në lirimin e tij./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT