15.9 C
Mitrovice
E shtunë, 23 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Armend Muja i bashkohet Vetëvendosjes

Analisti Armend Muja i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan mitrovicasot.net

Këtë e ka bërë të ditur Albin Kurti, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

Me Armendin njihemi qëmoti, por nga sot, do të jemi edhe aktivistë e kolegë në VETËVENDOSJE!. Me disa anëtarë të Kryesisë dhe ish deputetë, i uruam mirëseardhje Armend Mujës, e më pas zhvilluam një diskutim rreth zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit dhe qeverisjes sonë të ardhshme. Ai tani është drejtor i Kolegjit Riinvest dhe ligjërues i ekonomisë politike ndërkombëtare.

Armendi ka kryer studimet në London School of Economics dhe Corvinus University. Në Master dhe Doktoratë ka punuar në ekonominë politike të Evropës Jug-Lindore. Më herët ka shërbyer si drejtor për çështje akademike në Kolegjin UBT.

Gjithashtu ai ka punuar si këshilltar në projektet e Programit për Reforma Ekonomike (ERP), Planin e Zhvillimit Kombëtar dhe Vlerësim të Planit Strategjik Arsimor për GIZ, UNDP dhe Këshillin e Evropës. Armend Muja është me prejardhje nga Mitrovica dhe mezi presim të punojmë bashkë në Lëvizje.

TË FUNDIT

Mot i paqëndrueshëm sot

TË FUNDIT