Arlind Beqiri është i njohur për publikun, pasi videot e tij duke e imituar këngëtarin e madh Sabri Fejzullahu, janë bërë virale në rrjete sociale. Arlindi është artist i lindur, një aktor dhe këngëtar i shkëlqyer, që sapo ka lansuar projektin e tij të parë muzikor, edhe atë në gjuhën turke. “Söyle Canım” është kënga që e prenë shiritin e karrierës së këngëtarit të ri, duke i hapur rrugë në tregun muzikor shqiptar dhe atë turk.
Një prezantim?
Unë jam Arlind Beqiri, 21 vjeçar, jetoj në Mitrovicë. Kam qenë në moshën më të re portier, pastaj kam luajtur edhe basketboll. Dëshira e pasione fëmijërore. Por, në moshën 21 vjeçare e kuptova që në natyrën time është të jem artist.
Ju, jeni si sozia e të madhit Sabri Fejzullahu. Kush ju tha se ngjani shumë?
Po, është e vërtetë që kam ngjashmëri të madhe me axhin Sabri kur ai ka qenë në moshë të re. Ngjashmërinë e kuptova kur një ditë krejt papritur fillova të këndoja këngët e tij, e bëra një imitim të rrallë që askush se ka bërë me zë dhe me gjuhë të trupit. Më interesantja ishte kur hyra në arkivat e fotografive të axhës Sabri e shikova ngjashmërinë me të dhe u befasova vërtet.
I këndoni bukur këngët e tij, po cila ju pëlqen më shumë?
I këndoj, se imitimin e Sabri Fejzullahut e bëj me shpirt. Ka shumë këngë të bukura, por ajo që e veçoj është “Hija e flokut tënd”.
Tani po nisni një karrierë personale muzikore, sa i jeni i emocionuar?
Kur e zbulova që në shpirt jam artist, jam ndal dhe kam mendu për atë se çfarë duhet të bëjë tutje. Unë edhe si fëmijë kam shikuar seriale në gjuhën turke dhe kam pasur si një simpati për artin turk që atëherë. Në moshën 20 vjeçare kam fillu t’i dëgjoj këngët e Ibrahim Tatlises, Müslüm Gürses dhe Ismail YK dhe këta të tre ishin frymëzimi im për muzikë. Një ditë bëra një provë në gjuhën turke edhe pse nuk di të flas shumë, por më shumë e kuptoj. Aq bukur doli zëri që e befasova veten dhe kështu duke bërë prova mora vendimin që të këndoj në gjuhën turke. Muzika turke më ngjallë emocion të brendshëm! E dua gjuhën turke dhe jam duke e mësuar.
Me çfarë këngë po vjen?
Unë kam përfunduar projektin e parë në gjuhën turke, e cila është baladë e gjallë.
Si titullohet këngë?
Kënga titullohet, “Söyle Canım”, që në shqip do të thotë “Thuaje shpirt”.
Kush ka punuar rreth tekstit e muzikës?
Tekstin e ka bërë Loreta Zeqiri, muzikën Agon Neziri. Jam shumë i kënaqur me videoklipet që i punoj me “SUNSET FILMS”.
A e synon tregun muzikor turk?
Po, synimi im është që të depërtoj në tregun turk. Ky rrugëtim më mbushë motiv për jetë, jam duke përfunduar projekte të tjera të cilat do të publikohen me radhë. /kosovarja