6.3 C
Mitrovice
E enjte, 30 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Arjeta Fejza: Nuk ia kemi frikën Vjosa Osmanit, LDK-ja kërkonte marrëveshje edhe për pozita të tjera

Arjeta Fejza nga LVV hodhi poshtë insinuatat se LVV ka frikë të përballet me Vjosa Osmanin në zgjedhje, shkruan Mitrovica SOT

Fejza tha se LVV nuk ia ka frikën askujt.

Tutje, ajo tha se Kurti ka bërë përpjekje maksimale për t’i shmangur zgjedhjet ngase poashtu kjo është ajo që donin qytetarët.

Deputetja e tre legjislaturave tha se LDK kërkonte marrëveshje klasike ku përfshihej jo vetëm marrëveshja për presidentin por edhe pozita të tjera.

Fejza tha se për këtë arsye u ftuan në bashkëqeverisje por se LDK e kishte vlerësuar të pamjaftueshme për shkak të presidentit./MitrovicaSOT

TË FUNDIT

TË FUNDIT