5 C
Mitrovice
E hënë, 4 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Arifi me akuza e ofendime të rënda për Kurtin: Anti-amerikan, ka ngarkesa personale

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka akuzuar rëndë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për sa i përket qasjes së tij në raport me jetën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një reagimi në X”, Arifi ka shkreuar se Kurti synon shtrirjen në gjithë trojet shqiptare, me synim, sipas Arifit “t’i ndihmojë propagandave dhe insinuatave serbe ndaj shqiptarëve”.

“Për vëllezërit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut: Kurti nuk ka për qëllim ndryshimin dhe prosperitetin e shqiptarëve në MV. Përndryshe, nuk do të kishte mbështetur fraksione partiake si dhe persona që janë sinonim i pushtetit të kaluar. Ai synon pushtet më të gjerë (Maqedoni, Lugina dhe Shqipëri) dhe më intensiv e totalitar, pra “Krejt dhe Drejt”. Kurti synon shtrirjen e tentakulave të tij në gjithë trojet shqiptare për t`i ndihmuar edhe propagandave dhe insinuatave serbe ndaj shqiptarëve, sikur se Kosova është vatër e konfliktit në rajon”, ka thënë Arifi.

Sipas tijj, Kurti ka ngarkesa të shumta personale, madje thotë se është bërë kryeministri i parë shqiptar i paraqitur hapur si “anti-amerikan” sipas Arifit i cili vazhdoi me pretendime të tilla dhe e cilësoi tutje kryeministrin si një prijës i një kulti të vdekjes që paska hipnotizuar përkrahësit e tij, duke bërë thirrje edhe për përpjekje për të demaskuar atë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT