10.1 C
Mitrovice
E shtunë, 8 Nëntor, 2025
spot_img

Arifi: Arian Tahiri është fitues jo vetëm në Mitrovicë, por në të gjithë Kosovën sepse ai ishte në garë me krejt shtetin

Opinionisti Avni Arifi ka deklaruar se Arian Tahiri është fitues jo vetëm në Mitrovicë, por në të gjithë Kosovën.

Sipas tij, Tahiri nuk po garon vetëm me rivalin e tij politik, Faton Pecin, por me tërë strukturën e pushtetit aktual, transmeton Klankosova.tv.

“Kosova ka një lider pa vizion për shtet. Merret me një komunë. Arian Tahiri është fitues i garës për zgjedhjet lokale, ai ka fituar në krejt Kosovën, pa marrë parasysh rezultatin. Ai është duke luftuar me shtetin, krejt shteti është duke u munduar ta mundin. Nuk është në garë me Faton Pecin, është me Albin Kurtin, me krejt deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, me mekanizmat e shtetit që nuk do të duhej të merren me këto tema, mekanizma të sigurisë që nuk do të ishte dashur të merren me këto tema, sepse Arian Tahiri është qytetar i këtij vendi. A fiton Faton Peci apo Arian Tahiri, qytetarët e Mitrovicës duhet me vendosë. Jo me këto propaganda të ndyra”, u shpreh Arifi.

Sipas Arifit, Tahiri ka treguar përgatitje dhe qartësi në çdo paraqitje publike, siç thotë ai, duke iu dhënë shembull të gjitha komunave se si duhet përgatitur një kandidat për të parin e qytetit

TË FUNDIT

TË FUNDIT