20.3 C
Mitrovice
E hënë, 15 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Arian Tahiri për “screenshotat” e Faton Pecit: “Le ta harron ai dhe secili që mundet me më shantazhu”

Në Kosovë tashmë zyrtarisht ka filluar fushata zgjedhor për zgjedhjet komunale. Debate të ashpra kanë filluar të ndodhin mes kandidatëve për kryetar nëpër qytet të ndryshme.

Por fushata zgjedhore për kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut ka marrë një kthesë të tensionuar pas një debati të ashpër mes dy kandidatëve kryesorë, Arian Tahiri nga PDK dhe Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje- Guxo.

Përplasja verbale mes tyre ka ndodhur gjatë emisionit Contex të ATV-së, ku tensionet kanë arritur kulmin kur Peci përmendi ekzistencën e disa “screenshoteve”, për të cilat aludoi se lidhen me kundërshtarin e tij politik. “O ti qes edhe screenshotat – mos fol për skandale”, u dëgjua të thoshte Peci, ndërsa Tahiri replikoi me ftohtësi: “Çfare screenshota-s bre?”.

Debati u shoqërua me akuza për etiketime, ofendime dhe paralajmërime për skandale që, sipas Pecit, mund të ndikojnë drejtpërdrejt në imazhin publik të Tahirit.

Lidhur me këtë çështje FrontOnline ka kontaktuar me dy kandidatët për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahirin nga PDK dhe Faton Pecin nga Guxo.

‘’Jam në një takim, herën tjetër’’ u përgjigj shkurt Faton Peci për FrontOnline kur u pyet se për çfarë screenshot-s bëhet fjalë, duke mos dhënë më shumë detaje.

E për këtë çështje FrontOnline ka kontaktuar edhe me Arian Tahirin, kandidatin e PDK-së për Mitrovicën.

‘’Ide s’kam se për çka bëhet fjalë por me shantazhe dhe këso forme le ta harron ai dhe secili. Personalisht nuk e di, është obligim i tij (Pecit) me tregu’’, tha Tahiri për FrontOnline.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT