7.8 C
Mitrovice
E hënë, 26 Janar, 2026
spot_img

Arian Tahiri dënon djegien e një bageri pas rrënimeve të ndërtimeve pa leje në Mitrovicë: Autorët të vihen para drejtësisë

Arian Tahiri, deputet në ardhje dhe kryetar i degës së PDK-së në Mitrovicë, ka dënuar aktin e djegies së një bageri gjatë natës, pas rrënieve të disa ndërtimeve pa leje në komunën e Mitrovicës.

Postimi i plotë:

Si kryetar i Degës së PDK-së në Mitrovicë, sot zhvillova një bisedë telefonike me pronarin e kompanisë “Euro Ndertimi” të cilit i është djegur mjeti i punës pas kryerjes së detyrës së tij.

Ky akt kriminal është i papranueshëm dhe përbën një tentativë të qartë për frikësimin e qytetarëve tanë.

Si Degë e PDK-së në Mitrovicë, e dënojmë fuqishëm këtë akt dhe kërkojmë reagim të menjëhershëm, hetim të plotë, si dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT