Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale, ku Partia Demokratike doli fituese në nëntë komuna, ka ironizuar duke thënë se ku është kryeministri Albin Kurti.
Në një status në Facebook, Kastrati tha se qytetarët refuzuan retorikën boshe të Kurtit dhe urrejtjen që ai e mbjelli mes popullit me vite.
“Komunat i shpëtuam në bashkëpunim me qytetarët e kandidatët tonë të jashtëzakonshëm.. Tani hapi i radhës është ta shpëtojmë shtetin nga Kurti. Ndihem shumë krenar që argumentet e mia publike qe sa vite për Kurtin po konkretizohen. Sot e ruajtëm thelbin e shtetit. Urime gjithë qytetarëve pa dallime politike. Natë historike për demokracinë dhe ardhmërinë e Kosovës”, shkroi ai.