1.1 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Arbenita ka një mesazh për Feron

Arbenita Ismajli dhe Fero kanë qenë shumë të komentuar javët e fundit pas ndarjes së tyre, e cila ndodhi me shumë sherr.

Reperi përfundoi në paraburgim pasi u akuzua nga modelja për dhunë.

E teksa kanë nisur procesin e divorcit, Arbenita përmes një video ka treguar indirekt se si është sot jeta e saj pas ndarjes nga Fero.

Në videon në fjalë ajo ka përdorur një zë viral në TikTok ku thuhet: “Është çmenduri se sa e paqtë bëhet jeta kur ti vendos të mos harxhosh më energji duke u zënë dhe je në rregull me të qenit e keqkuptuar sepse njerëzit të kuptojnë aq sa e kanë nivelin e perceptimit. Dhe nuk ia vlen të dëmtosh shendetin tënd mendor për asnjë sherr.”

Pasi ngjarja u bë publike në reagimin e parë në mediat sociale, Fero shkruante se drejtësia është thikë me dy presa teksa i drejtohej Arbenitës duke i thënë mos të viktimizohet përmes vajzës sepse sipas tij për të është kujdesur nëna e tij. Ai shkruante se modelja ka keqpërdorur lirinë dhe durimin e tij dhe se para zotit është i drejtë.

Nga ana tjetër, Arbenita ka deklaruar se beson në drejtësi. Ajo po ashtu ka thumbur ish-partnerin duke u shprehur: “Imagjino të humbasësh vajzën që Zoti të dërgoi për t’u shëruar….shijojë këtë humbje”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT