Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po dëshiron ta krijojë Jugosllavinë e re.
Sipas Gashit, Rama po e bënë këtë për ta fshehur krizën e thellë politike në Shqipëri, njofton Klan Kosova.
“Ky farë kryeministri që dëshiron Jugosllavinë e re, çka po i duhet? Ndoshta legjitimitet pas krizës së thellë politike në vend”, ka shkruar Gashi në Facebook.