7.8 C
Mitrovice
E premte, 6 Shkurt, 2026

Aprovohet kërkesa për gastronominë, lokalet pritet të lejohen të punojnë deri në 23:00

Kryetarët e komunave kanë zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, teksa ia kanë paraqitur atij kërkesat e tyre për lirim të masave antiCOVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë takim u aprovua propozimi që të hiqet kufizimi i lëvizjes.

Po ashtu, njoftohet se lokalet pritet të lejohen të punojnë deri në ora 23:00.

“Tek lirimi i masave, pas konsultimeve me kryetarët e komunave, brenda kësaj jave do të vlerësohet situata dhe pritet të hiqet ora policore dhe nga mesi i qershorit do të lehtësohen edhe masat lidhur me ahengjet. Pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 23.00”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT