5.5 C
Mitrovice
E premte, 26 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Apostolova flet në Mitrovicë për dhunën në familje dhe barazinë gjinore

Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka marrë pjesë në debatin për dhunën në familje që u mbajt sot në veri të Mitrovicës, si pjesë e një varg diskutimesh për barazinë gjinore në tërë Kosovën. Ajo ka potencuar se barazia gjinore dhe përparimi në këtë drejtim është prioritet i BE-së.

“Dhuna në baza gjinore mbetet e përhapur në Kosovë dhe në  Ballkanin perëndimor. Diferenca është se  përgjigjja adekuate mbetet shumë e limituar në Kosovë, si shembull në krahasim me numrin aktual të incidenteve, në Kosovë dhuna në familje mbetet nën-raportim. Janë disa arsye si siguria e pabarabartë në urdhërat për mbrojtjen e viktimave, mbrojtja civile, mungesa e koordinimit dhe trajnimit në zbatimin e ligjit dhe sektorit të drejtësisë, dështimi për të kryer vlerësimin e rastit të dhunës, hedhja poshtë e shumë rasteve, përqindja e ulët e dënimit të fajtorëve ose dënime të pakta, pastaj fajësimi i viktimave dhe mungesa e fondeve për mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave”, tha ajo.

Sipas saj, institucionet publike kanë përgjegjësinë t’i mbrojnë qytetarët e tyre në përgjithësi dhe viktimat e dhunës gjinore në veçanti. Boyd McKechnie, këshilltar i lartë për çështje politike në veri i zyrës së BE-së, tha se është me rëndësi që viktimat të kenë kurajo, por për ta pas këtë duhet të kenë besim në institucionet e drejtsisë. Ndërkaq, Adriana Hoxhiq, ministre në largim e Administratës dhe Pushtetit Lokal, gjatë fjalimit të saj tha se është obligim moral që gratë të jenë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë në të gjitha sferat dhe segmentet e shoqërisë. Ajo bëri të ditur për ndërtimin e “shtëpisë së sigurt” në veri të Kosovës për viktimat e dhunës në familje, ku secila viktimë do të jetë e trajtuar në mënyrë adekuate. Gjatë këtij debati kanë diskutuar edhe pjesëmarrës tjerë të cilët theksuan nevojën institucionale dhe të shoqërisë në përgjithësi për mbështetjen e viktimave të dhunës familjare./KosovaPress/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT