Pesë policët e dyshuar për “Vrasjen nga pakujdesia” të Agon Zejnullahut janë liruar nga paraburgimi, me vendim të Gjykatës së Apelit.
Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Apelit, Laureta Ulaj.
“Ju njoftojme se Gjykata e Apelit-Departamenti i Pergjithshem, i ka aprovuar ankesat e mbrojtesve se te pandehurve ne kete çeshtje penale, si dhe sipas detyres zyrtare ka ndryshuar aktvendimin e Gjykates Themelore ne Prishtine, PPr.nr.41/2025, te dates 23.07.2025, duke ua ndepritur te pandehurve masen e caktuar te paraburgimit dhe liruar menjehere te njejtit per tu mbrojtur ne liri, sot, me 31.07.2025”, ka deklaruar Ulaj.