31 C
Mitrovice
E premte, 15 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Apeli i Gjykatës Speciale e refuzon kërkesën e Veselit, Selimit dhe Krasniqit për lirim të përkohshëm

Dhoma e Apelit në Gjykatën Speciale e ka refuzuar kërkesën për lirim të përkohshëm të tre ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Përmes një njoftimi për media, Specialja ka treguar se ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, i cili ka rrezuar kërkesën e Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për lirim të përkohshëm.

Gjykata Themelore e Speciales më 13 maj të këtij viti kishte hedhur poshtë kërkesën e Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Ish-presidenti i Kosovës nuk ishte ankuar fare për këtë çështje.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT