16.1 C
Mitrovice
E shtunë, 7 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Apeli i fortë i infektologut kosovar: Në fundvit asnjë lehtësim të masave, të shkohet në mbyllje totale!

Infektologu njëherësh ish-drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani, në një prononcim ka folur në lidhje me situatën epidemiologjike në Kosovë.

Ramadani ka theksuar se sëmundja Covid-19 është ende e pranishme dhe se masat duhet të jenë rigoroze.

Ai ka theksuar se në asnjë mënyrë nuk duhet të mendohet lehtësimi i masave për festat e fundvitit.

“Situata epidemiologjike dhe pandemia në nivel global është ende shumë e rëndë, me shumë të sëmurë edhe me shumë vdekshmëri. Unë mendoj se situata duhet të jenë ende mjaft e kontrolluar dhe më e menaxhuar mirë sa i përket masave. Në asnjë mënyrë nuk duhet të mendohet të lehtësohen ose që të zbutohen.

Situata është e tillë që fundviti dhe festat, sezona epidemike e influencës së gripit sezonal, të gjithë këto janë faktorë që tregojnë në asnjë mënyrë nuk guxojmë të zbuten masat anti Covid por ato duhet të jenë edhe më rigoroze edhe më strikte. Unë mendoj që duhet të mbyllen në total të gjitha takimet për fundivit që përfshijnë më shumë 4 ose persona” deklaroi Ramdani për Gazeta Blic.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT