Angela Martini është një nga modelet shqiptare më të komentuara në mediat rozë, si për jetën e saj personale dhe atë profesionale.
Ajo prej vitesh jeton në Amerikë ku ka arritur të ketë një karrierë të suksesshme në fushën e modelingut.
Së fundmi, modelja e njohur shqiptare ka zbuluar në rrjetin Instagram edhe një tjetër pasion të saj – të shkruajë.
Ajo ka ndarë me ndjekësit datën e publikimit të librit të saj të parë.
“Më në fund erdhi dita, dhe jam shumë e emocionuar të lajmëroj se libri im do të publikohet në vendlindjen time, Shqipëri, në 11 nëntor”, shkruan Angela përkrah fotos në Instagram./ TCh