20.6 C
Mitrovice
E shtunë, 13 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Anëtarja e PDS-së, Natyra Kuçi e quan tradhtar Albin Kurtin

Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, e ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për vendimin e heqjes së taksës.

Ajo përmes një statusi në Facebook ka shkruar se kur Ramush Haradinaj e kishte votuar demarkacionin, VV e quajti tradhti derisa votimi bëhej nën presion të madh ndërkombëtar.

“Tash në pushtet, vendimi i parë i madh i Kurtit ishte heqja e taksës 100% ndaj Serbisë. I njëjti presion ndërkombëtar është edhe sot”, u shpreh ajo.

Statusi i plotë

Me t’u bërë Kryeministër, vendimi i parë i madh i Haradinajt ishte votimi i demarkacionit. Ndonëse kishte presion të madh ndërkombëetar, VV e quajti tradhëti dhe vazhdon t’ia përmendë këtë tradhëti edhe sot.

Tash në pushtet, vendimi i parë i madh i Kurtit ishte heqja e taksës 100% ndaj Serbisë. I njëjti presion ndërkombëtar është edhe sot.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT