27.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Anëtari i PDK-së: Xhelal Svecla po e merr veturën e shtetit në shtëpi

Koordinator i Partisë Demokratike të Kosovës – dega në Pejë, Artan Muhaxheri, në faqen e tij Facebook, ka publikuar një fotografi të një veture zyrtare të parkuar në trotuar në një lagje të Prishtinës, e për të cilën thotë se është e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, Xhelal Sveçla.

Muhaxheri madje ia kujton kryeministrit Albin Kurti, kur akuzonte Qeverisjen e kaluar, kur thoshte se ata kanë xhipa e ne kemi trotuare. “Albini dikur thoshte; ata kanë xhipa ne kemi trotuare , në momentin kur erdhë Vetëvendosje në pushtet qytetaret nuk kanë as xhipa dhe as trotuare , sepse zëvendësministri Xhelal Sveçla jo vetëm që veturen zyrtare e merr në shtepin e tij por edhe e bllokon trotuarin”, ka shkruar ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT