2.2 C
Mitrovice
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img

Anëtari i kryesisë së LDK-së, njëri nga të arrestuarit e sotëm

Pajtim Krasniqi, inspektor në komunën e Lipjanit, është njëri nga të arrestuarit e aksionit të sotëm për keqpërdorim me fondet për bujqësi në Ministrinë e Bujqësisë.

Krasniqi, është kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Akllap, i cili është zgjedhur me 24 qershor 2019.



Po ashtu, Krasniqi është edhe anëtar i kryesisë së LDK-së në komunën e Lipjanit.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion, ku kanë arrestuar disa persona për keqpërdorim me fonde për zhvillimin e bujqësisë./Insajderi

TË FUNDIT

TË FUNDIT