28.1 C
Mitrovice
E shtunë, 16 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Analisti Tahiri tregon kur mund të shkojë vendi në zgjedhje

Dallimet ndërmjet partive politike për postin e presidentit, pritet ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja. Sipas analistit politik, Ramush Tahiri zgjedhjet  mund të organizohen në muajin shkurt të vitit 2021.

Tahiri në një bisedë për GazetaBlic thotë se nëse nuk ka një marrëveshje politike deri më 5 janar, atëherë zgjedhjet janë të pashmangshme.

“Çështja e Presidentit është çështje kushtetuese dhe ligjore dhe nëse nuk zgjidhet në afatin kushtetues deri me 5 janar të vitit të ardhshëm, vendi në bazë të kushtetuës mund të shkojë në zgjedhje në muajin shkurt, sepse nuk kemi harmonizim ndërmjet partive politike të koalicionit dhe PDK’së”, ka thënë ai.

Tahiri për GazetaBlic ka dhënë se rolin kyç në arritjen ose jo të konsensusit rreth presidentit e ka AAK-ja.

“Nëse PDK-ja insiston që zgjedhja e presidentit të jetë nga radhët e saj dhe këtë e përkrah LDK-ja, por nëse nuk e përkrah Aleaca nuk janë votat dhe vendi shkon në zgjedhje. Vetëm nësë në moment të fundit tërhiqet Aleanca dhe voton kandidatin e PDK-së, atëherë zgjedhet presidenti, qeveria stabilizohet”, tha ai.

Javën e ardhshme kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar tryezë politikë për postin e presidentit. Ndërsa në AAK dhe PDK janë barikaduar se kandidati për president duhet të jetë nga radhët e tyre. Kurse në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se  presidenti duhet të zgjedhet, pas zgjedhje të reja.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT